![[Foto: VCG]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20211015/87444f6f-90d9-49f6-9ff7-8b08063514e9.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Google ka njoftuar se, në pesë vitet e ardhshme do të investojë 1 miliard dollarë në Afrikë për të siguruar qasje të shpejtë dhe të lirë në internet dhe për të mbështetur transformimin digjital.
Shefi Ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai deklaroi në takimin online “Google për Afrikën” se kompania do të ketë përparësi mbështetjen e bizneseve të reja në kontinent dhe do të ndihmojë në zgjerimin e rrjetit të saj të internetit.
Pichai tha se falë një investimi të tillë, brenda pesë viteve, 300 milionë njerëz më shumë do të jenë online në kontinentin afrikan.
Drejtori i Google për Afrikën deklaroi nderkohë se linja e re e kabllove të internetit e instaluar midis Evropës dhe Afrikës do të çojë në një rënie prej 21 për qind të çmimeve dhe një rritje të shpejtësisë së internetit.







