
Foto:VCG
Sipas njoftimeve të 12 nëntorit të AP-së, Departamenti i Punës i ShBA-së publikoi të dhënat që tregojnë se shumë amerikanë po e lënë punën.
Departamenti i Punës i ShBA-së njoftoi se në këtë gusht numri i amerikanëve që lanë punën u rrit në 4.3 milionë, nga 4 milionë në korrik. Kjo shifër është rekordi më i lartë pas dhjetorit të vitit 2000 dhe është baras me 3 % të forcës punëtore në mbarë ShBA-në.
Sipas të dhënave, me rritjen e madhe të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, numri i amerikanëve që hoqën dorë nga puna në sektorin e restoranteve dhe të hotelerisë në gusht u rrit shumë në krahasim me korrikun. Edhe lënia e punës në sektorët e shitjes me pakicë dhe të arsimit u rrit.
Sipas qeverisë amerikane, numri i amerikanëve që heqin dorë nga puna është më i lartë në pjesën jugore dhe qendrore-perëndimore, të cilat janë rajonet ku gjendja e epidemisë ishte më serioze në gusht.
Sipas analizës së AP-së, tani amerikanët po heqin dorë nga puna kryesisht në sektorë që kanë kontakte të ngushta me publikun, gjë që tregon se frika nga koronavirusi i ri luan një rol të madh.







