
Kohët e fundit, "mungesa e naftës" dhe "mungesa e gazit" kanë ndodhur në shumë vende të botës, dhe çmimet e energjisë janë rritur me shpejtësi. Në Europë çmimet e gazit natyror janë rritur për 14 muaj rresht, duke u shtuar gati 10-fish. Çmimet e energjisë elektrike në shumë vende janë dyfishuar. Çmimet e naftës bruto në tregun ndërkombëtar janë rritur dhe çmimi i naftës bruto WTI në ShBA ka shkuar në 80 dollarë amerikanë për fuçi.
Më shqetësuese është që Administrata Oqeanike dhe Atmosferike e ShBA-së parashikon se ka mundësi të madhe që këtë dimër të ndodhë dukuria “La Ninja”, dhe bregdeti perëndimor i Paqësorit të përjetojë një dimër të ftohtë. Ndërsa kulmi i ngrohjes për dimër në hemisferën veriore po afrohet, mungesa e energjisë mund të acarohet më tej. Ka prej atyre që thonë se bota po hyn në një raund të ri të krizës energjetike!
Në fund të fundit, kriza energjetike është rezultat i çekuilibrit midis kërkesës dhe ofertës. Në kontekstin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit të ri, nga njëra anë, është ndikuar nxjerrja dhe transporti i burimeve të energjisë, si nafta dhe gazi natyror. Nga ana tjetër, rimëkëmbja ekonomike pas epidemisë ka çuar në rritje të shpejtë të kërkesës për energji.
Kjo krizë energjetike gjithashtu na tregon se në zhvillimin e sotëm të përshpejtuar të globalizimit ekonomik, vendet në botë janë lidhura ngushtë si një "fshat global". Përballë problemeve globale të tilla si epidemia e koronavirusit të ri, ndryshimi i klimës dhe kriza energjetike, vendet mund t'u përgjigjen në mënyrë efektive sfidave të ndryshme dhe t’i zgjidhin krizat e ndryshme nëse bashkohen dhe ndërtojnë komunitetin me fate të përbashkët të njerëzimit.(Çang Çuo)







