
Përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Glasgow, ligjvënësit evropianë i bënë thirrje botës të zbatojë një rimëkëmbje të gjelbër dhe të rrisin objektivat e tyre klimaterikë të vitit 2030.
Komiteti i Mjedisit, Shëndetit Publik dhe Sigurisë së Ushqimit në Parlamentin Evropian miratoi rezolutën, ku shprehet shqetësimi se objektivat e shpallur në Paris në 2015-n do të rezultonin në ngrohjen mbi 3 gradë deri në vitin 2100 në krahasim me nivelet para-industriale.
Eurodeputetët u bënë thirrje vendeve të zhvilluara të përmbushin premtimin e tyre për të mbledhur të paktën 100 miliardë dollarë në financat klimatike në vit për vendet në zhvillim, bën të ditur “Xinhua”. Ata thanë se G20 duhet të tregojë udhëheqje globale dhe të angazhohet për arritjen e neutralitetit klimatik më së voni deri në vitin 2050.
Ata gjithashtu kërkuan që të gjitha subvencionet direkte dhe indirekte të karburanteve fosile të hiqen gradualisht në BE deri në vitin 2025.
Rezoluta do të votohet nga të gjithë eurodeputetët gjatë seancës plenare të parlamentit javën e ardhshme. (Elona)







