
Foto:VCG
Më 12 tetor, Komiteti Ligjor i Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbajti një debat të përgjithshëm mbi temën e "sundimit të ligjit vendas dhe ndërkombëtar".
Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, theksoi në fjalimin e tij se disa vende shmangin të folurit për ligjin ndërkombëtar, ndërsa mbrojnë "rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla", çka është një shkelje e frymës së sundimit të ligjit. Thelbi i këtij “rendi” nuk është multilateralizmi dhe drejtësia demokratike, por njëanshmëria dhe politika e forcës.
"Kina gjithmonë ka mbrojtur demokratizimin dhe sundimin e ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe u bën thirrje të gjitha vendeve që t'u përmbahen qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB –së,” tha Geng.
Më tej ai shtoi: "Presidenti kinez Xi Jinping e theksoi qartë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nëpërmjet videos se në botë ekziston vetëm një sistem ndërkombëtar, sistemi ndërkombëtar me OKB-në në thelb; ekziston vetëm një rend ndërkombëtar, rendi ndërkombëtar i mbështetur mbi ligjin ndërkombëtar, dhe ka vetëm një grup rregullash, që janë normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB -së," shtoi Geng.







