Dhuna me armë është një problem i madh në ShBA. Sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe të uebsajtit amerikan lidhur me dhunën me armë, numri i fëmijëve amerikanë që kanë vdekur nga dhuna me armë këtë vit është më shumë se pesëfishi i numrit të fëmijëve që kanë vdekur nga pneumonia e koronavirusit të ri. Këtë vit, deri më 10 tetor, ka pasur 554 të shtëna masive në ShBA, dhe 15 994 të vdekur nga dhuna me armë. Në fundjavën e kaluar, incidentet me armë ndodhën në pesë shtete të ShBA-së përfshirë Minesotën, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë vetave dhe plagosjen e më shumë se 20 të tjerëve.

Sipas njoftimeve të ABC-së, humbja ekonomike e shkaktuar nga dhuna me armë në ShBA është e njëjtë me GDP-në e Finlandës për një vit.

Problemi i dhunës me armë është shumë serioz, por qeveria amerikane nuk ka marrë asnjë vendim të rëndësishëm për të kontrolluar armët dhe për të zgjidhur problemin e përhapjes së armëve.

Përhapja e armëve buron nga mangësitë e sistemit amerikan dhe është gjithashtu një mikrokozmos i tragjedisë së të drejtave të njeriut në ShBA. Nën maskën e "lirisë së përdorimit të armëve", jeta e banorëve të thjeshtë kërcënohet nga armët. Ky "far i të drejtave të njeriut" do të shembet.