Agjencia e lajmeve AP njoftoi të shtunën e kaluar që në shtetin amerikan të Luizianës, problemi i shpërdorimit të vaksinave të COVID-19 po bëhet gjithnjë e më i rëndë. Për shkak që numri i atyre që duan të vaksinohen është i vogël, në këtë shtet janë hedhur afro 224 mijë vaksina.

Megjithëse autoritetet e Luizianës po përpiqen me të gjitha forcat, qysh nga fundi i korrikut, numri i vaksinave të hedhura është pothuajse trefishuar. Shkaku kryesor është që vaksinat janë bërë gati për injektim, por në spitale, klinika dhe farmaci nuk mund të gjenden banorë që duan të vaksinohen.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-së, Luiziana është një nga shtetet me normat më të ulëta të vaksinimit në ShBA, me vetëm rreth 46 % të popullsisë që është vaksinuar plotësisht. Sipas mediave amerikane, ndërsa vaksina po hidhet, miliona njerëz në të gjithë botën ende presin mundësinë për t'u vaksinuar.