34.574 persona të tjerë në Britani kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në vend në 8.154.306, sipas shifrave zyrtare të publikuara të dielën, njofton “Xinhua”.

Vendi regjistroi gjithashtu 38 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Britani tani është 137.735. Këto shifra përfshijnë vetëm vdekjet e njerëzve që vdiqën brenda 28 ditëve nga testi i tyre i parë pozitiv. Aktualisht janë 6763 pacientë në spital me COVID-19.

Të dhënat erdhën pasi Jenny Harries, shefja ekzekutive e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), paralajmëroi se mund të ketë shtame të shumta të gripit përpara një dimri të pasigurt.

Duke folur për “Sky News”, ajo tha se ndryshimi këtë vit është se COVID dhe gripi po bashkëqarkullojnë, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve serioze dhe vdekjes.

"Studimet e fundit sugjerojnë se rreth 25 për qind prej nesh nuk e kuptojnë këtë. Mesatarisht, gjatë pesë viteve të fundit, rreth 11.000 njerëz kanë vdekur me kushte të lidhura me gripin", -tha Harries.

Më shumë se 85 përqind e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në Britani kanë pasur dozën e parë të vaksinës dhe më shumë se 78 për qind i kanë marrë të dyja dozat, treguan shifrat e fundit.

Për ta kthyer jetën në normalitet, vende të tilla si Britania, Kina, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në garë me kohën për të nxjerrë vaksinat e koronavirusit. (Fatosi)