Foto: VCG

Foto: VCG

Në rajonin Tigray të Etiopisë ka mbërritur ngarkesa e dytë e ndihmës humanitare që Bashkimi Evropian ka dërguar për civilët e prekur nga konfliktet, bëjnë të ditur mediet lokale, transmeton “Anadolu Agency”.

Në ngarkesën e BE-së ka rreth 10 tonë ndihma humanitare, të cilat kanë mbërritur në Mekele qendrën e Tigray.

Në kuadrin e ndihmës, krahas ushqimeve synohet që të plotësohen edhe nevojat themelore shëndetësore për 280 mijë njerëz për një periudhë 3-mujore.

BE-ja ka njoftuar se do të sigurojë një fond prej 53.7 milionë euro ndaj Etiopisë për t’u përdorur në nevojat e personave që janë detyruar të emigrojnë për arsye të tilla si konfliktet dhe ndryshimet klimaterike.

Ngarkesën e parë të ndihmës humanitare prej 4.4 tonë BE-ja e dërgoi në rajon më 11 prill. (Irma)