Foto:VCG

Foto:VCG

Organizata Botërore e Shëndetit përfundoi një përkufizim të rasteve klinike për gjendjen pas Covid-19, shpesh të quajtur “Long Covid”.

Përkufizimi thotë se simptomat shfaqen brenda tre muajve nga infeksioni, zgjasin të paktën dy muaj dhe nuk mund të shpjegohen me një diagnozë alternative. Simptomat e zakonshme përfshijnë lodhje, gulçim dhe mosfunksionim konjiktiv. Ato mund të shfaqen pas shërimit nga faza akute Covid-19, ose të vazhdojnë nga sëmundja fillestare. Simptomat gjithashtu mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, raporton “Reuters”.

"Ky përkufizim i standardizuar do të ndihmojë klinikët të identifikojnë më lehtë pacientët dhe t'u ofrojnë atyre kujdesin e duhur dhe është vendimtar për avancimin e njohjes dhe kërkimit", -deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. (Irma)