Foto: VCG

Foto: VCG

Dymbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian i bënë thirrje Brukselit zyrtar të forcojë masat kufitare kundër emigrantëve, përpara një diskutimi mbi reformën e Kodit të Kufijve Shengen, i cili qeveris zonën e përbashkët të udhëtimit të BE-së.

“Evropa duhet të përshtatë kuadrin ligjor ekzistues me realitetet e reja, të tilla si instrumentalizimi i emigrimit ilegal”, -thuhet në një letër të nënshkruar nga Austria, Bullgaria, Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Greqia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia dhe Sllovakia, raporton “Politico”.

Në letër bëhet e ditur se vëzhgimet kufitare nuk mund të pengojnë në praktikë përpjekjet e emigrantëve për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë e tyre dhe se për këtë arsye mbikëqyrja dhe kontrollet duhet të forcohen me masa parandaluese më të përparuara.

Shtetet anëtare të BE-së kërkojnë që ligji i Unionit duhet t‘i lejojë vendet anëtare të veprojnë shpejt dhe në mënyrë proporcionale kundër kërcënimit, në mënyrë që të garantojnë sigurinë e tyre kombëtare dhe sigurinë e BE-së.

Pengesat fizike janë masa efektive në mbrojtjen e një kufiri, thuhet në letrën në të cilën vihet në dukje se për këto masa legjitime duhet të sigurohet fond nga buxheti i BE-së dhe se kjo duhet të jetë një prioritet. (Irma)