
Ursula von der Leyen (Foto: VCG)
“Bashkimi Evropian është i angazhuar të mobilizojë të paktën një trilion euro në investime të qëndrueshme deri në vitin 2030 dhe për të arritur qëllimet klimaterike ne duhet të investojmë ekuivalentin e 2.5% të PBB-së globale çdo vit vetëm në sistemin energjetik”, -deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në Samitin për Investimet e Qëndrueshme, raporton “Ansa”.
“Për të tërhequr më shumë investime në energjinë e gjelbër duhen rregulla, që janë të nevojshme për të krijuar një marrëdhënie besimi midis investitorëve dhe sipërmarrësve”, shpjegoi Von der Leyen.
Ajo theksoi se BE-ja po vendos rregulla të reja mbi transparencën për sektorin privat. (Irma)







