
Parlamenti i Turqisë ratifikoi Marrëveshjen e Parisit për Klimën për të kontribuar në përpjekjet globale kundër ndryshimit të klimës, transmeton “Anadolu Agency”.
Më 12 dhjetor 2015, palët e Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike arritën një marrëveshje për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të arritur një të ardhme të qëndrueshme me karbon të ulët në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP21) në Paris.
Marrëveshja e Parisit, e përcaktuar si "një urë midis politikave të sotme dhe neutralitetit ndaj klimës para fundit të shekullit XXI", kërkon të forcojë reagimin global ndaj kërcënimit të ndryshimit të klimës duke ndaluar rritjen e temperaturave mesatare globale më shumë se 2 gradë celsius mbi nivelet paraindustriale gjatë shekullit të ardhshëm dhe për të vazhduar përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturës edhe më tej në 1.5 gradë celsius nëse është e mundur.
OKB-ja përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën nga Turqia, si një veprim që do të kontribuojë në përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimaterike.
"Thelbësore është që të gjitha vendet të vazhdojnë të rrisin ambiciet, ndërsa shefi i OKB-së ka qenë i qartë se vendet e G20-s duhet të udhëheqin rrugën", -deklaroi Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. (Irma)







