“Nobel”-i për Letërsinë për vitin 2021 iu dha shkrimtarit nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah. Akademia në Suedi ia akordoi çmimin për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.

Gurnah, i lindur në Zanzibar në vitin 1948, mbërriti në Britani si refugjat në fund të viteve ’60. Tashmë ai jep mësim në Universitetin e Kentit.

Ndër romanet e tij, 10 të tilla tashmë, “Parajsa” është përzgjedhur për çmimin “Booker” dhe “Whitbread” në vitin 1994.

Juria e motivoi çmimin duke shkruar ndër të tjëra: “Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të tjera”. (Irma)