Regjistrimi i aplikimit për pasaportë, Kabul(VCG)

Regjistrimi i aplikimit për pasaportë, Kabul(VCG)

Administrata e re afgane në Kabul ka vendosur të rifillojë lëshimin e pasaportave dhe kartave kombëtare të identifikimit.

"Këshilli i Ministrave të Emiratit Islamik të Afganistanit udhëzoi Ministrinë e Brendshme të rifillojë lëshimin e pasaportës ose kartën e identitetit kombëtar, njoftoi zëdhënësi i institucionit Zabihullah Mujahid.

Lëshimi i pasaportave dhe kartave të identitetit kombëtar ishte ndaluar që nga marrja e pushtetit nga talebanët më 15 gusht në Afganistan, ku mijëra njerëz trokisnin në derën e departamentit të pasaportave në Kabul çdo ditë për udhëtimet e tyre jashtë vendit, shkruan “Xinhua”.

Ndërkohë, mediat vendase të martën cituan Alam Gul Haqani, drejtor i departamentit të pasaportave, sipas të cilit rreth 25.000 pasaporta do të lëshohen në fazën e parë me rreth 6000 pasaporta çdo ditë. (Elona)