Fusha naftëmbajtëse në zjarr gjatë sulmit, Irak(VCG)

Fusha naftëmbajtëse në zjarr gjatë sulmit, Irak(VCG)

Ministri irakian i naftës Ihsan Abdul-Jabbar Ismail deklaroi se ministria po kryen negociata me një nga firmat ndërkombëtare të energjisë për të shfrytëzuar gazin natyror në shkretëtirën perëndimore të vendit.

"Ministria është e prirur për të tërhequr investime, ekspertizë dhe teknologji të përparuar globale për të eksploruar hidrokarburet, veçanërisht gazin e naftës", -tha Ismaili në një deklaratë të ministrisë.

Ismail nuk e zbuloi emrin e firmës ndërkombëtare, por tha se emri i saj do të zbulohet pasi të arrihet një marrëveshje, sipas deklaratës.

Ismaili tha gjithashtu se ministria kishte filluar eksplorimin e gazit në zonat e shkretëtirës irakiane në provincat Anbar dhe Nineveh, bën të ditur “Xinhua”.

Më 30 shtator, raportohen se Ismail njoftoi se ministria e tij po planifikon të nisë një projekt të madh për eksplorimin e gazit natyror në provincën e Anbar.

Iraku ka 132 trilionë metra kub rezerva të provuara të gazit natyror dhe ekonomia e tij mbështetet shumë në eksportin e naftës bruto, e cila sjell më shumë se 90 për qind të të ardhurave të vendit. (Elona)