
foto nga VCG
Peshkimi me dinamit dhe ndotja, por mbi të gjitha ngrohja globale, shkatërroi 14% të shkëmbinjve nënujorë koralorë në mbarë botën nga viti 2009 në 2018-n, sipas një studimi, më i madhi i kryer ndonjëherë mbi shëndetin e koraleve.
“Më të prekurat ishin koralet nga Azia Jugore dhe Paqësori, ato rreth Gadishullit Arabik dhe jashtë brigjeve të Australisë”, -raportuan më shumë se 300 shkencëtarë nga Rrjeti Global i Monitorimit të Relievit të Koraleve, citon “Ansa”.
“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për shkëmbinjtë nënujorë koralorë në botë”, -theksoi bashkautori i kërkimit Paul Hardisty, drejtor i Institutit Australian të Shkencave Detare.

foto nga VCG
Oqeanet thithin më shumë se 90% të nxehtësisë së tepërt të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, duke mbrojtur sipërfaqet e tokës, por në të njëjtën kohë duke rritur temperaturat e ujit. Shkëmbinjtë nënujorë koralorë mbulojnë 0.2% të dyshemesë së oqeaneve. (Elona)







