Vaksina Pfizer(Foto:VCG)

Vaksina Pfizer(Foto:VCG)

Rregullatori evropian miratoi të hënën administrimin e një doze të tretë të vaksinës “Pfizer/BioNTech” për mbi 18-vjeçarët, pas shqetësimeve se mbrojtja kundër Covid-19 mund të bjerë pas dy injeksioneve të para.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar dozën shtesë të vaksinave “Moderna” dhe “Pfizer” edhe për personat me sistem imunitar të dobësuar rëndë.

“Dozat përforcuese mund të konsiderohen për personat e moshës 18 vjeç e lart, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë”, -njoftoi EMA përmes një deklarate, duke shtuar se vendimet për dozat e treta do të merren nga organet e shëndetit publik në nivel kombëtar.

Rregullatori vuri në dukje se rreziku i sëmundjeve inflamatore të zemrës ose efekteve të tjera anësore shumë të rralla pas një doze përforcuese nuk dihen ende dhe po monitorohen me kujdes. (Elona)