
Kantier i ndërtimit të gazsjellësit "Nord Stream nr.2"(VCG)
Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord se rritja e çmimeve të energjisë elektrike në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe efekti i saj në inflacionin ishte i përkohshëm, por monitorimi ishte thelbësor. Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni, në një konferencë për shtyp pas një takimi në Luksemburg, tha se kjo rritje e inflacionit ka të ngjarë të bjerë në 2022-shin, raporton “Xinhua”.
Ai tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike me shumicë ishte një kombinim i faktorëve, me më të rëndësishmin kërkesa e lartë globale për gaz dhe furnizimi i pamjaftueshëm. Në një masë më të vogël, çmimi i energjisë elektrike u rrit për shkak të faktorëve sezonalë dhe të njëhershëm, përfshirë kushtet e motit dhe përmirësimet e infrastrukturës të cilat ishin vonuar për shkak të pandemisë.
Ai theksoi se koordinimi midis shteteve anëtare është kyç në përgjigje të kësaj krize.
Komisioneri vuri në dukje se ndërsa disa qeveri kanë njoftuar tashmë masa për të kompensuar rritjen e faturave të energjisë elektrike të popullsisë, ai këmbënguli se "Marrëveshja e Gjelbër e Evropës nuk është problemi". (Elona)







