Nafta ne kaliforni Usa Today

Nafta ne kaliforni Usa Today

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, të hënën mbrëma shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në Orange County të Kalifornisë Jugore për të mbështetur reagimin emergjent ndaj derdhjes masive të naftës në brigjet e Huntington Beach.

"Shteti po lëviz për të shkurtuar burokracinë dhe për të mobilizuar të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin", -tha Newsom në një deklaratë, citon “Xinhua”.

"Ndërsa Kalifornia vazhdon të udhëheqë kombin në heqjen e karburanteve fosile dhe luftimin e krizës klimatike, ky incident shërben si një kujtesë e kostos së madhe që kanë karburantet fosile në komunitetet tona dhe mjedisin", -vuri në dukje ai.

Newsom njoftoi se ka udhëzuar agjencitë shtetërore të ndërmarrin një veprim të menjëhershëm dhe agresiv për të pastruar dhe zbutur efektet e derdhjes së naftës.

Zyrtarët mendojnë se në oqean mund të jenë derdhur afro 545.099 litra naftë. (Elona)