Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun(Foto:VCG)

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun(Foto:VCG)

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të marrin përgjegjësi më të mëdha financiare për organizmin botëror.

Deklarata e Zhang u bë ndërsa iu drejtua Komitetit të Pestë të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një panel kryesor përgjegjës për financat dhe buxhetin e organizatës, bën të ditur “Xinhua”.

"Situata aktuale financiare e OKB-së mbetet shqetësuese. Një kontribuues i madh ka ende vlerësime të papaguara prej kohësh, që është shkaku kryesor i krizës së likuiditetit të OKB-së", -tha i dërguari kinez, i cili vuri në dukje se Kina u bën thirrje shteteve anëtare, veçanërisht kontribuuesve të mëdhenj, të përmbushin detyrimet e tyre financiare në kohë, në mënyrë të plotë dhe pa kushte.

Sipas Zhang, si kontribuuesi i dytë më i madh në buxhetin e rregullt të OKB-së dhe operacionet paqeruajtëse, Kina është gjithmonë e përgjegjshme dhe paguan sipas buxheteve të rregullta dhe paqeruajtëse në kohën e duhur. "Kina u bën thirrje vendeve të zhvilluara të marrin më shumë përgjegjësi financiare për OKB-në dhe të marrin parasysh plotësisht vështirësitë dhe shqetësimet e vendeve në zhvillim", -shtoi ai. (Elona)