Policë patrullues bisedojnë me turistë në bregdetin e Melbourn-it,Australi(VCG)

Policë patrullues bisedojnë me turistë në bregdetin e Melbourn-it,Australi(VCG)

Australia mund të presë turistë vetëm nga viti i ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur kryeministri australian Scott Morrison, i cili shtoi se përparësi i është dhënë ardhjes së emigrantëve të kualifikuar dhe studentëve ndërkombëtarë, shkruan “Anadolu Agency”.

Duke folur për transmetuesin australian “Kanali 7”, Morrison sqaroi përparësitë që do t’u jepen personave që do të vijnë në vend përmes kufijve ndërkombëtarë, të cilët janë mbyllur që nga marsi 2020 për shkak të pandemisë Covid-19 dhe është vendosur të rihapen në nëntor.

Ai tha se përparësi do t’u jepet australianëve jashtë vendit dhe se edhe qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës do të karantinohen për shtatë ditë në shtëpitë e tyre.

“Nëse jeni të vaksinuar dy herë jashtë vendit dhe banoni në Australi, nëse jeni shtetas australian, nëse jeni anëtar i familjes së shkallës së parë, ju mund të udhëtoni sipas këtyre rregulloreve”, -tha Morrison.

Morrison njoftoi se kufijtë ndërkombëtarë që janë mbyllur që nga marsi 2020 me përhapjen e Covid-19, do të hapen në nëntor nëse norma e personave të vaksinuar me dy doza do të shkojë në 80 për qind.

Në Australi, normat e vaksinimit me dy doza pritet të arrijnë në 80 për qind deri në fund të tetorit. Deri tani, 57.4 për qind kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19, kurse 79.9 për qind një dozë. (Elona)