
foto nga VCG
Misioni i Asistencës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) dënoi një sulm me bombë që shënjestroi një turmë jashtë një xhamie të madhe në pjesën qendrore të kryeqytetit afgan, Kabul, njofton “Xinhua”.
"OKB -ja në Afganistan dënon sulmin e së dielës kundër njerëzve të përfshirë në një ngjarje në një vend fetar në Kabul", -shkroi UNAMA në “Twitter”.
Të paktën tetë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në shpërthimin që ndodhi në portën e Xhamisë së Madhe Eidgah kur po mbahej një ceremoni lutjeje për nënën e vdekur të zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid.
Mujahid shërben gjithashtu si zëvendësministër i Informacionit dhe Kulturës në qeverinë e përkohshme talebane.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin deri më tani.
Situata e sigurisë ka mbetur përgjithësisht e qetë në të gjithë Afganistanin që nga marrja e vendit nga talebanët në mes të gushtit. (Fatosi)







