
karburanti Britani, wikimedia
Britania do të vendosë nga e hëna shoferët e cisternave ushtarake për të shpërndarë karburantin në zonat që kanë raportuar mungesa me furnizmin, shkruan “China Daily”.
Me një mungesë akute të drejtuesve të kamionëve që tendosin zinxhirët e furnizimit deri në kulm, qeveria njoftoi se 200 personelë të cisternave ushtarakë, 100 prej të cilëve shoferë, do të trajnoheshin gjatë fundjavës për të filluar të hënën me dërgesat.
"Ndërsa situata është duke u stabilizuar, Forcat tona të Armatosura janë atje për të mbushur zonat kritike dhe për të ndihmuar në mbajtjen e vendit në lëvizje duke mbështetur industrinë për të furnizuar me karburant në zonat e jashtme", -deklaroi ministri i Mbrojtjes Ben Wallace.

VCG
Mungesat e punëtorëve pas Brexit dhe pandemia kanë sjellë çrregullim në disa sektorë të ekonomisë, duke prishur shpërndarjen e karburantit dhe ilaçeve.
Shitësit me pakicë thanë se më shumë se 2000 pika karburanti ishin të pambushura dhe dhjetëra pompa ishin ende të mbyllura, sipas “Reuters”. (Fatosi)







