Dyqani i Nio-s(VCG)

Dyqani i Nio-s(VCG)

Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike “Nio” hapi shtëpinë e tij të parë në Evropë, në Oslo, duke nisur kështu shitjet e “Es8” në Norvegji.

E shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 2100 metra katrorë, “Nio House” është një komunitet i përdoruesve online, që përfshin një sallë ekspozite, bar dhe hapësirë pune për klientët.

"Për Nio-n, gjëja më e rëndësishme është krijimi i një komuniteti. Ne duam që njerëzit të vijnë te ne dhe të argëtohen", shpjegoi për “Xinhua” Marius Hayler, drejtori i “Nio Norway As”, duke shtuar se teknologjia "green" kineze ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në Norvegji.

Hayler shpjegoi se vendi skandinav po investon shumë në teknologjinë e gjelbër dhe kompanitë vendase janë të interesuara të forcojnë bashkëpunimin me kompanitë kineze, të tilla si “Nio”, e cila është e specializuar në stacionet e shkëmbimit të baterive.

Sipas tij, rreth 70% e të gjitha makinave të reja të shitura në Norvegji janë automjete elektrike, që do të thotë se vendi tashmë ka rrjetin dhe infrastrukturën e nevojshme të shpërndarjes.

Deri në fund të vitit 2022, prodhuesi kinez i makinave synon të instalojë 20 stacione për të ndryshuar bateritë në pesë qytetet më të mëdha dhe përgjatë rrugëve kryesore të Norvegjisë. Stacioni i parë do të jetë në funksion në fund të tetorit. Zhang Hui, zv.drejtor i “Nio Europe”, tha se kompania kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm në Kinë dhe Evropë përmes një baze teknologjike unike, shoqëruar me një koncept biznesi novator dhe një sistem të dhënies me qira të baterive. (Irma)