
VCG
Rregullatori evropian i Barnave njoftoi se ekziston një lidhje e mundshme midis rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut në venat e thella me vaksinën anti-Covid “Johnson&Johnson”.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tani ka rekomanduar që kjo gjendje të renditet si një efekt anësor i injeksionit, citon “The Guardian”.
Gjithashtu EMA rekomandoi që trombocitopeni imun (ITP), një çrregullim gjakderdhjeje i shkaktuar nga trupi që sulmon gabimisht trombocitet, të shtohet si një reagim negativ me një frekuencë të panjohur në informacionin e produktit të vaksinës “J&J” dhe në vaksinën e “AstraZeneca”. (Irma)







