Zvicra certifikatat, The Guardian

Zvicra certifikatat, The Guardian

Zvicra po ofron dhurata për njerëzit që bindin të tjerët të vaksinohen kundër Covid. Njoftimi u bë nga qeveria zvicerane, përcjellë nga “Reuters”.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të rritur shkallën e ulët të vaksinimit të vendit.

Çdo personi të sapovaksinuar do t'i kërkohet të deklarojë personin që e ka bindur të imunizohet kundër virusit, i cili do të marrë një kupon dhuratë, prej 50 frangash zvicerane për ndihmën e dhënë.

Autoritetet lokale do të vendosin se ku mund të përdoret kuponi, për shembull në kinema ose restorante.

Qeveria zvicerane bëri të ditur se të gjithë mund të ndihmojnë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose anëtar të familjes për përfitimet e vaksinimit dhe se ky bashkëpunim i popullatës duhet të shpërblehet. (Irma)