Foto:VCG

Foto:VCG

Shkalla e inflacionit në zonën e euros në shtator 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë u rrit në 3,4%, njoftoi zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.

Rritja vazhdon një trend të parë në muajt e fundit të përshpejtimit të çmimeve që është subjekt i shqetësimit në rritje në Bashkimin Evropian.

“Në muajin gusht, norma vjetore e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron ishte 3%”, -njoftoi Eurostat-i përmes një deklarate shtypi, përcjell “ATSH”.

Sipas kësaj agjencie, çmimet e energjisë u rritën 17,4% në shtator nga viti në vit, krahasuar me 15,4% në gusht.

Ministrat e BE-së, zyrtarët e Komisionit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë gati të diskutojnë mënyrat për të trajtuar rritjen e çmimeve javën e ardhshme.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë çështjen në një samit më 21-22 tetor. (Irma)