Prej nëntorit, Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtar, duke u dhënë lirinë e shumëpritur qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmve të tyre.
Që nga marsi i vitit 2020, Australia ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit në botë, madje u ndalon njerëzve të saj të largohen nga vendi.
Politika është vlerësuar si ndihmë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, por gjithashtu ka ndarë në mënyrë të diskutueshme familjet.
“Tani është koha për t’u kthyer australianëve jetën e tyre”, -tha kryeministri Scott Morrison, duke theksuar se njerëzit do të kenë të drejtë të udhëtojnë kur shkalla e vaksinimit të shtetit të tyre të arrijë 80%, citon “BBC”.
Kufijtë nuk do të jenë menjëherë të hapur për shtetasit e huaj, por qeveria australiane njoftoi se po punon në këtë drejtim, për të mirëpritur sërish turistët.
Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç janë udhëtimet thelbësore ose vizita e një të afërmi në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa hyrja lejohet për qytetarët dhe të tjerët me përjashtime, por ka kufij të ngushtë në numrat e mbërritjes. (Irma)







