Më 28 shtator, Javier Garcia, kreu i zyrës në Kinë të EFE, një agjenci lajmesh e njohur ndërkombëtarisht, bëri 14 postime të njëpasnjëshme në “Twitter”, duke zbuluar se mediat perëndimore kanë bërë manipulime prej kohësh për të diskredituar veprimet e Kinës.
Garcia tha në një postim se njoftime manipuluese për diskreditimin e Kinës ndodhin çdo ditë. Sipas mendimit të tij, shumica e raporteve të mediave të huaja mbi Kinën kanë paragjykime të forta. Pavarësisht se çfarë ndodh në Kinë, ata " të gjithë pranojnë retorikën e Departamentit amerikan të Shtetit ose mediave amerikane" dhe veprojnë si një "mikrofon". Ai tha se nëse dikush do të guxonte ta vinte në dukje këtë problem, edhe nëse do të qëndronte asnjanës, do të etiketohej si "i blerë nga qeveria kineze" dhe do të stigmatizohej.
"Në vend që të vazhdojmë të provokojmë kundërvënien ndaj Kinës, ne duhet të përpiqemi ta kuptojmë Kinën dhe të mësojmë nga rëndësia pozitive e modelit kinez, ashtu siç mëson Kina nga përvoja e suksesshme e Perëndimit dhe e vë atë në praktikë," përfundoi Garcia.
Javier Garcia ka punuar për agjencinë e lajmeve EFE për më shumë se 20 vjet dhe ka shërbyer si reporter dhe shef zyre në Palestinë, Venezuelë, Gjermani dhe vende të tjera. Në vitin 2018, ai u emërua si kreu i zyrës së EFE-s në Kinë.(Vera/Artan)







