
foto nga VCG
Në fund të viteve 1930, ajo që atëherë ishte Çekosllovakia ndërtoi një rrjet të gjerë fortifikimesh përgjatë kufirit me atë që atëherë ishte Rajhu Gjerman, prej frikës se gjermanët do të sulmonin dhe do të kapërcenin mbrojtjen e vendit.
Që nga viti 2000, pasardhësi ligjor i Çekosllovakisë, Republika Çeke, gradualisht po i heq qafe këto fortifikime. Ushtria çeke planifikon të shesë pothuajse të gjitha fortifikimet ose t'ua japë ato rajoneve dhe bashkive falas.
"Kemi regjistruar 4993 bunkerë të vegjël luftarakë të paraluftës në territorin tonë", -deklaroi për “Deutsche Ëelle” Petr Sykora, zyrtar në Ministrinë çeke të Mbrojtjes.
Sipas tij, deri tani janë transferuar ose shitur 1767 fortifikime të lehta dhe 112 fortifikime të rënda. (Irma)







