Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës/CGTN

Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës/CGTN

I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjen afgane, Yue Xiaoyong, së bashku me të dërguarit nga Rusia dhe Pakistani, vizituan Kabulin nga e marta deri të mërkurën dhe zhvilluan bisedime me zyrtarë të lartë të qeverisë së përkohshme afgane, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.

Të dërguarit u takuan ndër të tjera edhe me kryeministrin në detyrë të qeverisë së përkohshme të Afganistanit, Mullah Muhammad Hassan Akhund, bëri të ditur Zhao Lijian, një zëdhënës i ministrisë në një konferencë të rregullt shtypi.

Zyrtarët diskutuan zhvillimet e fundit të situatës në Afganistan. Në takim u diskutua mbi përfshirjen, të drejtat e njeriut, ekonominë, çështjen humanitare dhe marrëdhëniet e Afganistanit me vendet fqinje, tha Zhao.

Ai bëri të ditur gjithashtu se të dërguarit u takuan edhe me ish-presidentin afgan Hamid Karzai dhe kreun e Këshillit Afgan të Pajtimit Kombëtar Abdullah Abdullah, duke biseduar për nxitjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan.

Yue ritheksoi politikën e Kinës të mosndërhyrjes në punët e brendshme të Afganistanit, tha zëdhënësi. Gjatë qëndrimit në Kabul, i dërguari kinez tha se Kina ka luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të çështjes afgane.