Në një konferencë shtypi të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian iu përgjigj pyetjes së gazetarëve mbi rezultatin fillestar të zgjedhjeve për Dumën e Shtetit të Rusisë, ku Partia “Rusia e Bashkuar” renditet e para.

“Zgjedhjet për Dumën e Shtetit të Rusisë janë një ngjarje e madhe në jetën politike të Rusisë dhe rezultati i tyre mishëron vullnetin e popullit rus. Si partnere e gjithanshme strategjike e Rusisë, Kina do të vazhdojë ta mbështesë me vendosmëri popullin rus në zgjedhjen e rrugës së vet të zhvillimit e vendit, si dhe palën ruse për të realizuar zhvillimin dhe rimëkëmbjen e vendit nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin,” tha Zhao.

Pas formimit të legjislaturës së re të Dumës së Shtetit të Rusisë, pala kineze është e gatshme të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin midis organeve ligjvënëse të të dy vendeve dhe të nxitë shkëmbimet midis partive, që të pasurojë vazhdimisht përmbajtjen e marrëdhënieve kino-ruse në epokën e re, shtoi ai. (Wang Lei/ Artan)