"Scott Morrison është thirrur nga të tjerët me shumë emra, por kurrë nuk është quajtur 'ai miku'." Kështu shpotiti gazeta britanike "The Guardian" situatën e sikletshme të kryeministrit australian. Njeriu që e quajti "ai miku atje", është presidenti amerikan Joseph Biden.

Ditët e fundit, pala australiane shkeli në mënyrë të njëanshme kontratën e madhe të nëndetëseve me Francën dhe bashkëpunoi me ShBA-në dhe Britaninë për të formuar një aleacë të re të sigurimit. Ky veprim shkaktoi zemërimin e skajmë të Francës. Por në konferencën e shtypit për deklaratën e formimit të aleancës mes ShBA-së, Britanisë dhe Australisë, Joseph Biden e harroi emrin e Scott Morrison-it, duke e quajtur si "ai miku atje". Por Scott Morrison-i u përgjigj me buzëqeshje dhe duke ngritur gishtin e madh.

Historiani i Universitetit të Sidneit James Curran vuri në dukje se ky vendim i afrimit me ShBA-në është "basti më i madh strategjik në historinë e Australisë".

Së pari, nënshkrimi i kontratës së nëndetëseve mes ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë është tradhti ndaj Francës. Përveç pagimit të kompensimit të lartë Francës, Australia do të përballojë krizën e besimit, si dhe kundërpërgjigjen nga Parisi. Më 18 shtator, kur ambasadori francez në Australi Jean-Pierre Thebault u largua, ai tha: "Ndoshta nuk jemi miq".

Së dyti, Australia shkeli shpirtin e kontratës, e kjo mund të sjellë ndikime negative afatgjata diplomatike e ekonomike. Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që pala australiane e bën një gjë të tillë. Në prill të vitit 2021, ministri i Jashtëm i Australisë deklaroi anulimin e memorandumit të mirëkuptimit dhe marrëveshjes kornizë për "Një brez, një rrugë" të nënshkruar me palës kineze dhe qeverisë së shtetit australian të Viktorias. Kjo ishte një masë e qeverisë së Scott Morrison-it për t'u afruar me ShBA-në. Por rezultati ironik i këtij veprimi është se pjesa e tregut kinez që humbi Australia, u zu nga amerikanët.

Së treti, zotërimi i teknologjisë së nëndetëseve bërthamore me vlerë ushtarake strategjike nga Australia ka shkaktuar dyshime te komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht te vendet fqinje. Kryeministri malajzian, presidenti indonezian etj. shprehën shqetësime për garën rajonale të armatimit nga pala australiane. Ish-diplomati australian Bruce Haigh paralajmëroi se kjo marrëveshje e re do të shkaktojë izolimin e Australisë në të njëjtën kohë "në Azi dhe në Evropë".

CMG-ja vlerëson se Australia e sotme po i përkulet tepër ShBA-së, duke u bërë një objekte talljeje nga mbarë bota. "Ai miku atje" nuk duhet të bëjë që të humbë i gjithë respekti ndaj Australisë dhe lumturia e australianëve.(Xu Guang)