Lu Shaye,Ambasadori i Kinës në Francë

Lu Shaye,Ambasadori i Kinës në Francë

Ambasadori i Kinës në Francë tha se Britania, ShBA-ja dhe Australia kanë qenë "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" me krijimin e marrëveshjes së tyre të re të sigurisë.

Ambasadori Lu Shaye u shpreh në një intervistë për CGTN-in se vendet europiane në rajonin e Azi-Paqësorit ishin të shqetësuara për marrëveshjen e re që kanë nënshkruar të tre vendet. I ashtuquajturi pakt “Aukus” do të sigurojë furnizimin e Australisë me nëndetëse.

Kanberra u tërhoq nga kontrata e saj origjinale me Francën për një duzinë nëndetësesh sulmi me një vlerë të paktën 66 miliardë dollarë, puna për të cilën ishte tashmë në proces. Australia thotë se është e përkushtuar ndaj mospërhapjes bërthamore dhe nuk do të përdorë armë bërthamore.

"ShBA-ja, Britania dhe Australia tani po bashkëpunojnë për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore. Kjo rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit dhe nxit garën e armëve bërthamore," tha Lu Shaye. (Çang Çuo)