Gjatë kryengritjes për dy dekada, talebanët sulmuan zgjedhjet demokratike, duke i përshkruar ato si joislamike dhe shpesh sulmonin punonjësit e zgjedhjeve dhe tubimet e fushatave zgjedhore në Afganistan.

Por, Suhail Shaheen, zëdhënësi kryesor i zyrës politike të talebanëve në Doha të Katarit, deklaroi për “Zërin e Amerikës”, se grupi nuk po përjashton mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa po lëviz drejt krijimit të një qeverie të përhershme të bazuar në ligjin islamik (sheriatin).

Shaheen tha se çështja do të përcaktohet në të ardhmen gjatë diskutimit për hartimin e një kushtetute.

“Le të presim për çështjen nëse do të ketë zgjedhje apo jo. Ne kemi plane për hartimin e një kushtetute në të ardhmen, kështu që do ta diskutojmë këtë në të ardhmen kur të hartojmë kushtetutën, jo tani”, -theksoi Shaheen. (Irma)