Holanda pritet të kërkojë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ për Covid-19 për të hyrë në bare, restorante, muze, teatro dhe institucione të tjera kulturore, duke nisur prej 25 shtatorit.

Gjatë një debati në Parlament, kryeministri Mark Rutte deklaroi se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të parandaluar një valë të re të pandemisë. “Jemi ende në një situatë të rrezikshme. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ketë rreziqe të mëdha”, tha Rutte.

Kundërshtarët në të gjithë spektrin politik holandez kanë vënë në dyshim nevojën për shtrëngimin e masave, me argumentin se është vetëm një dredhi për të stimuluar vaksinimin, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të qeverisë se vaksinimi nuk do të jetë kurrë i detyrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse 72% e shtetasve holandezë kanë administruar të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid.

Vendosja e dëshmisë së vaksinimit është kundërshtuar nga furnizuesit e ushqimit dhe shumë bare e restorante kanë thënë tashmë se nuk do të bashkëpunojnë. (Irma)