Administrata amerikane bëri të ditur se doza e tretë e vaksinës anti-Covid në SHBA pritet të jetë në dispozicion duke nisur prej javës së ardhshme, por ka ende shumë pengesa për t'u kapërcyer para se të bëhet e mundur, bëjnë të ditur mediet amerikane.

Muajin e kaluar, presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij i përgjigjes ndaj pandemisë, thanë se dozat përforcuese do të viheshin në dispozicion për ata që bënë vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna”, duke filluar nga 20 shtatori.

Ekspertët amerikanë rekomandojnë që vaksina përforcuese të merret tetë muaj pas dozës së dytë.

Ka pasur kritika ndërkombëtare ndaj propozimit, duke marrë parasysh faktin se shumë vende në botë nuk kanë nisur ende me dozën e parë të vaksinës anti-Covid. (Irma)