Një infermiere u përgatit për vaksinimin e të rinjve në Granada të Spanjës, më 30 gusht 2021./VCG

Një infermiere u përgatit për vaksinimin e të rinjve në Granada të Spanjës, më 30 gusht 2021./VCG

Kompanitë farmaceutike “Pfizer” dhe “Moderna” njoftuan se mbrojtja e vaksinave të tyre kundër Covid-19 mund të zbehet me kalimin e kohës.

Përpara një takimi të rëndësishëm të FDA-së në SHBA, për të diskutuar mbi dozën përforcuese, “Pfizer” prezantoi një studim që sugjeron rënie të natyrshme të efikasitetit të vaksinës, që sipas shkencëtarëve, nuk lidhet edhe aq shumë me variantin Delta, përcjell “A2”.

Të dhënat tregojnë se mbrojtja venitet 6-8 muaj pas dozës së dytë, duke u bërë gradualisht më pak e efektshme në intervale 2-mujore. Efektshmëria e vaksinës ra me 6% çdo dy muaj pas dozës së dytë; nga 96.2% që ishte një javë pas vaksinimit, në 83.7% katër muaj më vonë.

Kompania citon gjithashtu përfundimet e Izraelit, se një dozë e tretë e rikthente mbrojtjen në nivelet 95%.

Po ashtu, edhe “Moderna” publikoi të dhënat që tregojnë rënie të imunitetit. Kompania bëri të ditur se po punon për një dozë përforcuese e cila synon të mbrojë njerëzit kundër varianteve të ardhshme të Covid-19. (Irma)