Sipas njoftimit të së hënës të gazetës amerikane “The Wall Street Journal”, si pasojë e përhapjes së variantit “Delta”, po shfaqet prirja që të vdekurit nga COVID-19 të jenë në moshë gjithnjë e më të re.

Në njoftim vihet në dukje se numri i të vdekurve nga COVID-19 nën moshën 55 vjeçe është baras me nivelin e kulmit të gjendjes epidemike në dimër 2020, ndërsa mundësia e vdekjes nga koronavirusi i ri në të 30-tat është katër herë më e madhe se në grupmoshën 18-29 vjeçe. Studiuesit vunë në dukje se përqindja e lartë e vaksinimit të të moshuarve kufizon rritjen e numrit të përgjithshëm të vdekjeve, ndërsa tani moshat relativisht të reja me përqindje më të ulët vaksinimi, përballen me një rrezik më të madh vdekjeje.

Mjekët e spitalit të përgjithshëm të Tampës në shtetin e Floridës vënë në dukje se 90 për qind e të prekurve të COVID-19 në këtë spital nuk janë të vaksinuar, ndërsa mosha mesatare e të prekurve nga COVID-19 në terapi intensive është vetëm 46 vjeçe. (Wang Lei/ Artan) foto nga VCG