Numri i personave njëqindvjeçarë në Japoni është rritur për herë të parë në një rekord prej 86.510, tregojnë të dhënat e qeverisë.

Numri i njëqindvjeçarëve meshkuj në Japoni u rrit mbi 10.000, duke u rritur vazhdimisht për 51 vjet, raportoi agjencia e lajmeve “Kyodo”, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Japonia po përballet me një popullsi të plakur kryesisht për shkak të zgjerimit të infrastrukturës mjekësore dhe sociale në vend.

Të dhënat treguan se numri i njëqindvjeçarëve është rritur me 6060 nga një vit më parë.

Ministria gjithashtu zbuloi se gratë përbëjnë të paktën 88.4 për qind të totalit të përgjithshëm të 86.510 personave mbi 100 vjeç, madje 5475 më shumë se një vit më parë, ndërsa shifra te burrat është rritur me 585, për të shkuar në 10.060.

Qeveria japoneze kishte filluar një studim të qindvjeçarëve në vitin 1961, kur gjeti vetëm 153 njerëz mbi 100 vjeç.

Provinca perëndimore Shimane ka numrin më të madh të qindvjeçarëve, e ndjekur nga provincat Kochi dhe Kagoshima. (Elona)