Më 13 dhe 14 shtator, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken merr pjesë për dy ditë me radhë në seancën dëgjimore të Kongresit amerikan mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani. Para kësaj, mediat amerikane vunë në dukje se Blinkeni ka fajin e pamohueshëm për tërheqjen e trupave amerikane në mënyrë kaotike nga Afganistani.

Në fakt, kjo seancë dëgjimore shërben edhe si një dritare për njohjen e burimit të luftërave të shpërthyera nga ShBA-ja dhe si dëshmi për dështimin e hegjemonisë amerikane dhe të planit të këtij vendi për “transplantimin e demokracisë”, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull.

ShBA-ja ka një histori vetëm pak më shumë se 240-vjeçare, por ka shpërthyer ose ka marrë pjesë në mbi 200 luftra. Vetëm gjatë 56 vjetëve qysh nga viti 1945 kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore, deri në vitin 2001, ndër 248 konfliktet e dhunshme në 153 rajone të botës, 201 u shpërthyen nga ShBA-ja, duke zënë 81 për qind.

Nga njëra anë, ShBA-ja ka shpërthyer luftëra duke u nisur nga aspekti ekonomik. Në një fjalim të mbajtur në vitin 2019, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte vuri në dukje se ShBA-ja shpreson se luftërat të vijojnë, me qëllim që vendet e tjera të blejnë vazhdimisht aeroplanë, anije e fishekë amerikanë. Me të përfunduar luftërat, shumë amerikanë do të humbin punë.

Gjatë 20 vjetëve të kaluar, duke mbajtur flamurin e antiterrorizmit, ShBA-ja shpërtheu kudo luftëra, ndërkohë që ndërmarrjet amerikane të industrisë ushtarake kanë fituar shumë. Në një artikull të botuar në fund të gushtit në uebsajtin e Fondacionit të Kulturës Strategjike të Rusisë, me titull “Kush fiton nga lufta e Afganistanit”, thuhet se, sipas një liste të të favorizuarve kryesorë nga lufta e Afganistanit, të publikuar nga Instituti i Reformës së Politikave të Sigurisë (SPRI), një institut amerikan i pavarur i studimit të politikave, gjatë 20 vjetëve të kaluar, pesë gjigantët e industrisë ushtarake amerikane, si Kompania e Sistemeve Hapësinore “Lockheed Martin”, “Raytheon”, “General Dynamics”, “Boeing” dhe “Northrop Grumman”, morën gjithsej 2.02 trilionë dollarë amerikanë.

Në artikull vihet në dukje më tej se të ardhurat kolosale nga lufta e Afganistanit janë vetëm një pjesë e vogël e fitimeve të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake gjatë 20 vjetëve. Sipas vlerësimit të Universitetit Brown, për të gjitha veprimet ushtarake amerikane pas ngjarjes së 11 shtatorit, taksapaguesit amerikanë kanë shpenzuar 6.4 trilionë dollarë amerikanë.

Njëkohësisht, ShBA-ja orvatet të transformojë vendet e tjera sipas vullnetit të vet, duke e transplantuar me forcë demokracinë, por të gjitha këto orvatje kanë dështuar dhe u kanë shkaktuar vuajtje të rënda vendësve. Nga studimet e Universitetit Brown del se gjatë 20 vjetëve, luftërat dhe veprimet ushtrake të ShBA-së në 85 vende kanë shkaktuar 929 mijë viktima, si dhe të paktën 38 milionë refugjatë.

Për sa u përket aleatëve që ndjekin pas ShBA-në, ato nuk kanë pasur ndonjë përfitim nga këto veprime ushtarake. Në një artikull të publikuar në fund të gushtit në uebsajtin e gazetës franceze “Le Figaro”, me titull “Mësimet nga humbjet në Afganistan”, vihet në dukje se tërheqja e ShBA-së nga Afganistani pasqyroi edhe një herë unilateralizmin e saj, sepse ShBA-ja nuk mori parasysh aleatët e vet në vendimmarrjen dhe organizimin e tërheqjes.

“Duke parë gjendjen në shumë rajone të botës, shqetësohem shumë për përhapjen e terrorizmit.” Fjalët e thëna ditët e fundit prej sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres demaskojnë dështimin e së ashtuquajturës luftë antiterroriste 20-vjeçare nga ShBA-ja, përfundon CMG-ja komentin e saj. (Wang Lei/ Artan) foto nga VCG