Foto:VCG

Foto:VCG

Kombet e Bashkuara nisën të hënën një konferencë për ndihma, me qëllim mbledhjen e gati 600 milionë dollarëve për Afganistanin, pas paralajmërimeve për krizë humanitare në këtë shtet, teksa talebanët kanë marrë pushtetin, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, zyrtarë tjerë të lartë të OKB-së dhe mbi 40 ministra, marrin pjesë në konferencën në Gjenevë, Zvicër. Takimi ishte online dhe me prani fizike.

Edhe para marrjes së pushtetit nga talebanët, gjysma e popullsisë në Afganistan ka qenë e varur nga ndihmat, bëri të ditur OKB.

Thatësia e madhe si dhe mungesa e parave të gatshme dhe ushqimit, kërcënon ta përkeqësojë situatën, paralajmëruan zyrtarë të OKB-së dhe grupet për ndihma.

Pjesa më e madhe e aseteve të Bankës Qendrore të Afganistanit, në vlerë rreth 10 miliardë dollarë, janë bllokuar nga autoritetet e huaja, prej kur talebanët kanë marrë pushtetin muajin e kaluar. (Fatosi)