Origjina e virusit të COVID-19 është nga "natyra" apo "dalje prej laboratorit"? Pasi mbi dhjetë agjenci amerikane zbulimi bënë "hetime" intensive, nuk u arrit në një përfundim të saktë.

Por shumë njerëz në vendet e tjera e kanë kuptuar mjaft qartë: gjurmimi i origjinës së virusit nëpërmjet shërbimeve të zbulimit është shumë i pabazë.

Në të njëjtën kohë, ShBA-ja e ngre zërin për "hetim ndaj Kinës", por nga ana tjetër, nuk lejon hetimin ndërkombëtar të laboratorëve të vet biologjikë, me arsyetimin e "sigurisë kombëtare".

Në vitin 2001, ShBA-ja u tërhoq nga "Negociatat e mekanizmit shumëpalësh të kontrollit të armëve biologjike", për të cilat ishte arritur në konsensus. Edhe pas 20 vitesh, ShBA-ja kundërshtoi rifillimin e negociatave, me arsyetimin se "s'mund të verifikohen teknologjia dhe aktivitetet në fushën biologjike".

ShBA-ja mund të ketë shumë "sekrete" të fshehura.

ShBA-ja refuzoi zbatimin e Konventës së Armëve Biologjike, aksidente të shumta kanë ndodhur në 200 biolaboratorët ushtarakë amerikanë mbarë globin… mund të zhvillohen hetimet për sekretet pas këtyre problemesh?

Pas hetimeve me "standarde të dyfishta", çfarë kërkon të fshehë ShBA-ja? (Xu Guang)