Foto: VCG

Foto: VCG

Uebsajti malajzian “Malaysiakini” publikoi një artikull me titull "Trillimi nga ShBA-ja i hipotezës që koronavirusi i ri doli nga laboratory, nuk do ta ndihmojë botën". Në këtë artikull thuhet se manipulimi politik nga qeveria amerikane në problemin e gjurmueshmërisë së koronavirusit të ri nuk do ta ndihmojë botën të luftojë epideminë dhe do të shtojë mosbesimin mes vendeve të ndryshme.

Sipas artikullit, pas hetimit që zgjati 90 ditë, agjencitë amerikane të zbulimit nuk arritën të gjejnë asnjë dëshmi për të përkrahur hipotezën që "koronavirusi i ri doli nga laboratori". Megjithatë, edhe në kushtet kur nuk ka asnjë dëshmi, pala amerikane vazhdon të hedhë baltë mbi Kinën. Për të plotësuar nevojat e veta politike, qeveria amerikane dëmton gjithmonë vendet e tjera dhe Iraku është një nga këto vende. Në vitin 2021, ShBA-ja u u përball përsëri me një situatë të pakëndshme, këtë herë në Afganistan. Por manipulimi politik nuk do të ndihmojë për të luftuar kundër epidemisë dhe do të shtojë mosbesimin ndërmjet vendeve të ndryshme. Në procesin antiepidemik në mbarë botën nuk duhet të ketë një situatë të tillë.