Ditët e fundit dështoi komploti amerikan për të fajësuar një vend tjetër nëpërmjet hetimit të origjinës së virusit të COVID-19 nga agjencitë e zbulimit. Për këtë, profesori i Universitetit të Pensilvanisë Jonathan Zimmerman publikoi një artikull në uebsajtin e "The Washington Post"-it, ku thuhet se përpjekjet e qeverisë amerikane për të fajësuar të tjerët kanë një histori të gjatë.

Tani, puna e fazës së dytë të gjurmimit të origjinës së virusit të COVID-19 nga OBSh-ja ende nuk ka filluar zyrtarisht. ShBA-ja duhet të bëhet vendi kryesor i fazës së ardhshme të gjurmimit të origjinës së virusit. Përse në korrik të vitit 2019 u mbyll në mënyrë të papritur laboratori "Fort Detrik", baza më e madhe e armëve biokimike amerikane? Cila është lidhja e këtij laboratori me sëmundjet e frymëmarrjes të pashpjegueshme që u shfaqën në veri të shtetit të Virxhiniaa? Cila është arsyeja e shpërthimit të pneumonisë te përdoruesit e cigareve elektronike në shumë shtete amerikane në të njëjtën kohë gjatë vitit 2019? Çfarë teknikash të sintezës artificiale të virusit të COVID-19 ka zotëruar profesori i Universitetit të Karolinës së Veriut Ralph Baric?

Një pyetje më e rëndësishme është se gazetari i pavarur amerikan George Webbe ka bërë të ditur se “pacienti zero” i përhapjes së virusit të COVID-19 në Wuhan mund të jetë familjar i një sportisti amerikan që mori pjesë në Lojërat Ushtarake Botërore në Wuhan. Më vonë, George Webbe mori shumë herë kërcënime me vdekje.

Për këto pyetje, ShBA-ja duhet t’i japë sqarime komunitetit ndërkombëtar. (Xu Guang)