Ditët e fundit, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për klimën John Kerry përfundoi vizitën e tij në Kinë. Arritja më e madhe e vizitës së tij është gjetja e mënyrës për kthimin në rrugën e duhur të marrëdhënieve kino-amerikane.

Kohët e fundit, marrëdhëniet kino-amerikane përballen me shumë vështirësi, për shkak të disa masave të palës amerikane që ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe dëmtojnë interesat e palës kineze. Në këtë sfond, dy vizitat e John Kerry-it në Kinë janë konsideruar si "pika të ndritshme" të marrëdhënieve kino-amerikane.

Megjithëse këto marrëdhënie ndodhen në një periudhë të vështirë, përballimi i ndryshimit të klimës mund të bëhet një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh. Kerry shpreson që pala kineze të shpejtojë procesin e pakësimit të karbonit dhe ta ulë sa më shumë karbonin e lëshuar. Pekini shpreson që Uashingtoni të deklarojë një plan konkret për uljen e lëshimit të karbonit dhe do t'u ofrojë vendeve në zhvillim më shumë fonde për teknologjinë e energjisë së pastër.

Në përgjithësi, Kina dhe ShBA-ja duhet të bëjnë bashkëpunim në bazë të Marrëveshjes së Parisit. Kina respekton të drejtat e zhvillimit dhe të zgjedhjes të vendeve të tjera dhe shpreson se edhe të drejtat e veta do të respektohen nga vendet e tjera. ShBA-ja duhet ta njohë këtë gjë gjatë negociatve me Kinën për bashkëpunimin mbi ndryshimin e klimës. (Xu Guang)