Udhëtimet me trena Kinë-Evropë regjistruan një rritje të fortë në fillim të vitit, me një numër total që arriti në 32% më shumë në bazë vjetore, me 10.030 rrugë deri në fund të gushtit, bëri të ditur “China State Railway Group Co.Ltd.”, përcjell “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, trenat e mallrave transportuan 964.000 njësi Teu, me një rritje prej 40% krahasuar me vitin 2020.

Gushti ishte muaji i 16-të radhazi ku udhëtimet me trenat e mallrave Kinë-Evropë kaluan kuotën 1000, njoftoi agjencia, duke shtuar se numri total i rrugëve kaloi kuotën 10.000, me dy muaj përpara krahasuar me vitin e kaluar.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë udhëtojnë në 73 itinerare që kanë arritur deri tani 170 qytete në 23 shtete evropiane. Shërbimet hekurudhore gjithashtu kanë ofruar mbështetje transporti për zhvillimin ekonomik dhe social në shtetet dhe rajonet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë”. (Irma)