Kohët e fundit, ShBA-ja vijon të përballet me një situatë serioze epidemike, që nuk ka shfaqur shenja përmirësimi të dukshëm. Sipas raportimit të 1 shtatorit nga CNN-i, deri në dhjetorin e këtij viti, mund të ketë edhe 100 mijë të vdekur të tjerë nga epidemia. Përveç kësaj, deri tani, përqindja e shtrimit në spital në ShBA ka arritu rekordin më të lartë gjatë mbi 7 muajve.

Ditët e fundit, Universiteti i Uashingtonit në ShBA publikoi të dhënat përkatëse, ku tregohet se deri në dhjetorin e këtij viti, numri i të vdekurve nga virusi i COVID-19 në tërë ShBA-në mund të shtohet me 100 mijë. Sipas ekspertëve amerikanë të shëndetësisë, nëse më shumë amerikanë do të vaksinohen, ky numër i tmerrshëm mund të shmanget.

Deri tani, shpejtësia e vaksinimit në ShBA është e ngadaltë. Afro gjysma e amerikanëve nuk e kanë përfunduar procesin e vaksinimit. Për të shmangur përkeqësimin e epidemisë, Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve u sugjeruan personave të pavaksinuar që të mos bëjnë turizëm në ditët e pushimit, dhe të vaksinuarve që të marrin parasysh rrezikun e prekjes nga koronavirusi. Por disa përdorues interneti në ShBA u shprehën se, sipas përvojës së mbi 1 vitit të kaluar, nuk besojnë se amerikanët do të heqin dorë nga pushimet e tyre për lehtësimin e epidemisë.

Sipas raportit nga rrjeti amerikan ABC, përqindja e shtrimit në spital në ShBA ka arritur në rekordin më të lartë gjatë më shumë se 7 muajve. Tani afro 104 mijë pacientë ndodhen të shtruar në spital për trajtim mjekësor. (Xu Guang)