Sipas korrespondentit të CMG-së në Kabul, në vendin e shpërthimit nga sulmet ajrore të trupave amerikane nuk ka asnjë shenjë të të ashtuquajturit “shpërthim i dytë”.

Sipas korrespondentit të CMG-së në Kabul, kur shkoi në vendngjarje, ai ndjeu se e gjitha kjo është është gënjeshtër.

Gënjeshtra 1: Vendi i sulmit

Më përpara ShBA-ja shpalli se sulmi u krye ndaj makinave që po shkonin për në aeroportin e Kabulit. Por në vendin e shpërthimit, mund të shikohet qartë se dy makinat ishin parkuar në shtëpitë e banorëve të thjeshtë, që ishin të ngjeshura me njëra-tjetrën, dhe nuk ka asnjë shenjë lëvizjeje.

Korrespondenti i CMG-së mësoi nga fqinjët se në atë kohë disa prej tyre panë dronin amerikan duke hedhur bomba mbi këtë shtëpi.

Gënjeshtra 2: Identiteti i të vdekurve dhe të plagosurve

CMG-ja bëri një intervistë me vëllanë e një viktime. Në kohën e shpërthimit, ai nuk ishte atje, prandaj arriti të shpëtonte. Ai tha se objektivi i sulmit të trupave amerikane ishte një inxhinier që punonte prej 17 vjetësh për një agjenci të një vendi të huaj.

Viktima dhe nipi i tij kishin marrë viza nga ky vend i huaj. Ata po prisnin në shtëpi makinën nga kjo agjenci e huaj për t'i çuar në aeroport dhe për të dalë nga Afganistani.

Nëse ata ishin vërtet anëtarë të organizatave ekstremiste, si mund të merrnin vizë nga ShBA-ja ose vendet e tjera dhe si mund të kishin të drejtë të shkonin në Aeroportin e Kabulit për t’u tërhequr nga Afganistani?

Prandaj vëllai i viktimës ishte shumë i pikëlluar. Ai tha se nipi punoi 4 vjet për ShBA-në.

Në listën e 10 të vdekurve, 6 janë fëmijë.

Gënjeshtra 3: Vendi i shpërthimit

Sipas fotografive të bëra prej korrespondentit të CMG-së, mund të shikohet se vetëm dy makina janë dëmtuar. Nëse do të kishte pasur një shpërthim të dytë, forca e tij do të ishte më e madhe, dhe njëra nga makinat nuk do të ishte dëmtuar me rëndë se tjetra. As shtëpitë përreth nuk kishin shenja dëmtimi, dhe pemët ishin dëmtuar pak. (Çang Çuo)